Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta pikë në Botëror: “Është Zona 14…”
Thierry Henry ka qenë shok skuadre me Lionel Messin nga viti 2007 deri më 2010 te Barcelona. Ai e di mjaft mirë se si mendon dhe lëviz numri 10 i Argjentinës dhe çfarë është i aftë të bëjë. Duket sikur është jashtë loje, por pastaj ndizet në një çast dhe të vjen sipër si rrufe, veçanërisht nëse lëviz në katrorin e tij të artë, “zonën 14”. Ish-futbollisti ka shpjeguar pse kampioni merret gjithmonë me të njëjtën pjesë të fushës, aty ndodhet zona e tij e preferuar, pika ku shanset për të shënuar janë jashtëzakonisht të larta. Kjo ndodhi (edhe) në Botërorin 2026, por për francezin nuk është aspak risi: “Pleshti” nuk është thjesht një finalizues, por mbi të gjitha gjeni i pozicionimit. “Është shtëpia e...
Burimi:
telesport.al