Haaland tregohet modest: Unë, mbreti i golashënuesve? Kane dhe Mbappé kanë bërë më mirë
19 Qershor 2026 9:35 Alfred Lleshi Erling Braut Haaland zgjodhi modestinë pas debutimit të shkëlqyer në Kupën e Botës. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Manchester City vlerësoi rivalët e tij. “Kane dhe Mbappé kanë bërë më mirë, nuk mund të them se jam më i miri. Unë jam thjesht Erling, një norvegjez që përpiqet të shënojë gola”, – u shpreh Haaland. Me dopietën ndaj Irakut, sulmuesi norvegjez barazoi Kjetil Rekdal si golashënuesin më të mirë të Norvegjisë në historinë e fazave finale të Kupës së Botës. “Nuk besoj se ai mund të shënojë më, ndaj do të përpiqem ta kaloj”, – tha me humor “vikingu”, nga Bostoni. Për Haaland, rikthimi i Norvegjisë në Botëror pas 28 vitesh ka një domethënie të veçantë:...
Burimi:
telesport.al