Haaland: Të përqendrohemi te fitorja jo te golat, por diferenca e tyre mund të jetë vendimtare

Haaland: Të përqendrohemi te fitorja jo te golat, por diferenca e tyre mund të jetë vendimtare

1 Maj 2026 8:57 Telesport Manchester City u rikthye në garë për fitimin e titullit në Premier League, duke rivalizuar “kokë më kokë” me Arsenal. Në fakt, “qytetarët” e mbajtën kreun e renditjes për disa ditë falë golavarazhit më të mirë se “topçinjtë”, para se këta të fundit të shkëputen srish 3 pikë, por me një ndeshje më shumë. Sulmuesi norvegjez Erling Haaland konfirmoi rëndësinë që kanë fitoret, por pa lënë mënjanë edhe shënimin e sa më shumë golave. “Normalisht duhet të mendojmë për fitoren dhe jo për golat. Kjo është ajo që duhet të na shqetësojë më shumë tani”. “Në ndeshjen e fundit ndaj Burnley fituam 1-0 dhe rëndësi kishin tri pikët, që na nxorën në krye. Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi: thjesht duhet...