Haaland nuk shkëlqen vetëm në Botëror, ka një biznes krejt të veçantë jashtë futbollit

Haaland nuk shkëlqen vetëm në Botëror, ka një biznes krejt të veçantë jashtë futbollit

Erling Haaland është një nga protagonistët e Botërorit 2026. Sulmuesi shënoi në minutat 79 dhe 90 ndaj Brazilit në 1/8-at e finales, duke i siguruar Norvegjisë kualifikimin në çerekfinale. Përveç suksesit me Manchester City, ai po tërheq vëmendje edhe për një biznes të veçantë jashtë futbollit. Flokët e gjatë, të lidhur gjithmonë me një llastik gjatë ndeshjeve, janë kthyer në burim fitimi për norvegjezin. Haaland është imazhi dhe një nga investitorët e markës “Bon Dep”, që prodhohet nga kompania KKNEKKI. Bashkëpunimi nisi në vitin 2024, ndërsa Botërori ka rritur ndjeshëm shitjet. Koleksioni përfshin edhe “Haaland Edition”, një paketë me tetë llastikë flokësh, me çmim 28 euro. Aktualisht produkti është i shitur plotësisht, me shumë gjasa falë popullaritetit të sulmuesit gjatë këtij Botërori. Kompania shpjegon: “Disa...