Haaland dhe historia e tij diskrete e dashurisë me Isabel, ja kush është ish-futbollistja që i ka rrëmbyer zemrën

Haaland dhe historia e tij diskrete e dashurisë me Isabel, ja kush është ish-futbollistja që i ka rrëmbyer zemrën

Emri i Erling Haaland (25 vjeç) është ndër më të përmendurit në mediat sportive, pas dopietës që realizoi kundër Brazilit, duke kualifikuar Norvegjinë në çerekfinalet e Botërorit. Ylli dhe golashënuesi më i mirë i Manchester City është një nga figurat kryesore të çdo ndeshjeje dhe, falë këtij Botërori, tashmë konsiderohet legjendë e Norvegjisë. Përtej futbollit, Haaland është një person i rezervuar dhe nuk e pëlqen shumë vëmendjen mediatike. Ai nuk është futbollisti tipik influencer, gjë që e bën edhe më tërheqës për publikun. Në intervista shfaqet natyrshëm dhe spontan. Një herë pranoi se e dashura e tij “nuk kënaqet aspak” kur ai kthehet nga ndeshjet me gërvishtje dhe shenja të marra gjatë lojës. Isabel Haugseng Johansen (22 vjeçe) është partnerja e Haaland që nga viti 2021....