Haaland, çfarë gafe dhe sikleti “live” në TV: Bernardo Silva si ai… dreqi Cannavaro
20 Prill 2026 8:16 Alfred Lleshi Heroi i sfidës kundër Arsenalit, që rihapi zyrtarisht garën për titull në Premier League, Erling Haaland ishte protagonist edhe pas ndeshjes së fituar 2-1 në “Etihad”. U bë menjëherë “virale” intervista e sulmuesit norvegjez, ku ai përdori një fjalë banale teksa lavdëronte Bernardo Silvën, duke e krahasuar me Fabio Cannavaron për duelet ajrore, si një mbrojtës i mirëfilltë kundër Gyokeres: “Mbaj mend atë krosim dhe kur e largoi topin me kokë i thashë: Veprove si ai dreqi Cannavaro”. Erling Haaland pati një duel të fortë me Gabriel Magalhães, i cili ishte me fat që nuk u përjashtua në pjesën e dytë, pasi shtyu kokën ndaj norvegjezit. Haaland tha: “Nëse do të rrëzohesha në tokë, gjë që nuk e bëj...
Burimi:
telesport.al