Haalaaaaaaaaand, Man. City sërish në avantazh. Arsenal ka më pak se 25 minuta për të shpëtuar sezonin (video)
19 Prill 2026 18:58 Telesport Manchester City ka rigjetur avantazhin ndaj Arsenalit, në “finalen” e sezonit që po luhet në këto momente në “Etihad” dhe “Qytetarët” po kryesojnë 2-1. Pas një kombinimi të bukur mes Jeremie Doku dhe Nico O’Reilly, ky i fundit asiston për Erling Haaland, norvegjezi nuk mund të gabonte nga ai pozicion që ishte dhe dërgoi topin në rrjetën e David Raya, në minutën e 65-të. Festë e madhe te “Qytetarët” e sidomos nga trajneri Pep Guardiola. Kujtojmë se pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pas dy golave të shpejtë për dy minuta nga të dyja skuadrat. Pas një asisti të marrë nga Matheus Nunes, ishte Rayan Cherki që tregoi gjithë klasin e tij, duke kaluar Man. City-n në avantazh...
Burimi:
telesport.al