Gyokeres po rezulton dështim, Arsenal piketon sulmuesin e ri dhe i prish planet Barcelonës

Gyokeres po rezulton dështim, Arsenal piketon sulmuesin e ri dhe i prish planet Barcelonës

28 Janar 2026 17:20 Telesport I transferuar verën e kaluar nga Sporting Lisbon tek Arsenal për 64 milionë euro, pa futur këtu bonuset, sulmuesi portugez po rezulton një dështim i plotë te londinezët, të paktën në sezonin e parë. Deri tani, Gyokeres ka shënuar 9 gola në të gjitha garat, shumë larg asaj që pritej. Në këtë situatë, ESPN zbulon se “Topçinjtë” po shqyrtojnë mundësinë e afrimit të një tjetër sulmuesi për sezonin e ri. Dëshira e madhe e Arsenalit është Julian Alvarez, për të cilin kishin interes që kur ishte pjesë e Manchester City. Andrea Berta, ka nisur që tani bisedimet dhe duke ditur marrëdhënien e mirë që ka me Atletico Madridin, ku ka qenë më parë drejtor sportiv, Arsenal shpreson të gjejë gjuhën...