Guardiola paralajmëron Barcelonën: Champions-i shkatërron projekte, shpresoj të mos ndodhë me ty

Guardiola paralajmëron Barcelonën: Champions-i shkatërron projekte, shpresoj të mos ndodhë me ty

7 Qershor 2026 8:16 Alfred Lleshi Pep Guardiola foli për aktualitetin e futbollit, Barcelonën dhe të ardhmen e tij gjatë inaugurimit të një fushe “Cruyff Court” në Manresa, të promovuar nga fondacioni i legjendës holandeze. Duke komentuar sezonet e fundit të Barcelonës, u shpreh: “Qoftë me lojtarët e ‘La Masia’ apo me ata që kanë ardhur nga jashtë, Barcelona ka zhvilluar dy vite të jashtëzakonshme, përtej rezultateve. Jam admirues i madh i Hansi Flick. Është shumë tërheqëse ta shohësh këtë skuadër duke luajtur dhe shpresoj të vazhdojë kështu për shumë vite”. Megjithatë, ai paralajmëroi për rrezikun e obsesionit me Champions League: “Kjo garë shkatërron projekte dhe shpresoj që të mos jetë rasti i Barcelonës. La Liga është ajo që të jep vazhdimësi dhe stabilitet. Në...