Guardiola kthen përgjigje: I nderuar për ofertën e ardhur nga Italia, por nuk kam dëshirë
Më në fund, përgjigjja zyrtare e Pep Guardiola për drejtimin e stolit të Italisë ka ardhur. Një “JO” që ka mbërritur gjatë natës së të enjtes. Trajneri katalanas e mendoi vazhdimisht ofertën e bërë nga Maldini dhe Leonardo, ndoshta duke e imagjinuar veten me flamurin italian në fanellë. Por pastaj arsyeja mbizotëroi mbi zemrën dhe përgjigjja ishte ndoshta më logjike, duke pasur parasysh rrethanat. Sepse Guardiola, në realitet, e kishte marrë vendimin e tij disa kohë më parë, kur vendosi të largohej nga Manchester City pas dhjetë vitesh. “Faleminderit, jam i nderuar, por tani për tani nuk kam dëshirë“, ka thënë spanjolli pas disa ditësh reflektimi përpara se dyshimet të mbizotëronin. Mbi të gjitha, dëshira për të marrë pak kohë për t’iu përkushtuar vetes, por...
Burimi:
telesport.al