Guardiola i alarmuar: Shumë gjëra katastrofike po ndodhin në botë dhe më shqetësojnë

Guardiola i alarmuar: Shumë gjëra katastrofike po ndodhin në botë dhe më shqetësojnë

15 Maj 2026 10:12 Alfred Lleshi Pep Guardiola ka shprehur shqetësimin e tij për rrezikun e inteligjencës artificiale dhe lajmeve të rreme, duke treguar se në internet po qarkullojnë deklarata që ai nuk i ka bërë kurrë. Trajneri i Manchester City deklaroi: “Ka shumë gjëra katastrofike që po ndodhin në botë dhe që më shqetësojnë… Kam parë në ChatGPT, në platforma të tjera sociale deklarata që më atribuohen mua, por nuk i kam thënë kurrë”. Guardiola kujtoi edhe një rast konkret: “Një muaj më parë u tha se unë zgjodha formacionin më të mirë të karrierës sime. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Unë respektoj çdo lojtar me të cilin kam punuar”. Ai shtoi se problemi bëhet serioz kur njerëzit fillojnë të besojnë deklarata të pavërteta:...