Gruaja e futbollistit nxirret e vdekur nga rrënojat e tërmetit, mbrojti vajzën me trupin e saj

Gruaja e futbollistit nxirret e vdekur nga rrënojat e tërmetit, mbrojti vajzën me trupin e saj

Një tërmet i tmerrshëm ka shkatërruar Venezuelën, duke lënë mbi 50 mijë të pagjetur. Mes tyre, futbollisti i klubit Maritimo de La Guaira (divizioni i dytë), Lucas Trejo, kërkon dëshpërimisht gruan dhe fëmijët. Fatkeqësisht, shoku i tij i skuadrës dhe i repartit të mbrojtjes, Hector “Kike” Bello, ka humbur çdo shpresë. Gruaja e Hector, Andrea, e cila fillimisht rezultonte e zhdukur, u gjet e pajetë nën rrënojat e banesës së tyre pas përpjekjeve të pandalshme të shpëtimtarëve. Megjithatë, në një akt heroik sakrifice amësie, ajo shërbeu si mburojë me trupin e saj për vajzën e tyre njëvjeçare, Alana, e cila u nxor mrekullisht e gjallë. Hector Bello, i cili e nisi karrierën me Monagas dhe luajti për ekipe si Urena, Lala, Rayo Zuliano dhe Bolivar,...