Gruaja e Davide Ancelotti thyen heshtjen, pas polemikave mbi Neymar: “Po marr me mijëra ofendime…”
27 Qershor 2026 8:26 Alfred Lleshi Ky gjest prej vetëm pak sekondash është kthyer në një nga polemikat kryesore në Brazil gjatë Botërorit 2026. Gjatë fitores së Brazilit të Carlo Ancelottit ndaj Skocisë, kamerat kapën Davide Ancelottin, ndihmëstrajner dhe djalin e trajnerit, duke tundur kokën ndërsa Neymar merrte udhëzimet e fundit para hyrjes në fushë. Pamja u bë “virale” dhe shumë tifozë e interpretuan si mospajtim me aktivizimin e sulmuesit. Kjo teori u përhap duke sjellë kritika. Reagimi erdhi nga bashkëshortja, Ana Galocha, e cila tha se videoja po interpretohej “plotësisht gabim” dhe se familja po përballej me ofendime. “A e dini se po interpretoni një imazh në mënyrë krejtësisht të gabuar, pa asnjë lidhje me realitetin, dhe për shkak të kësaj po marr me...
Burimi:
telesport.al