Gripshi shihet nga rusët si lojtar që bën diferencë te Rubin Kazani, Thaqi kalon te Bajerni
Adriatik BALLA Lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatet e vendeve lindore vijojnë të marrin vëmendje në shtypin vendas, sidomos në kampionatin rus dhe në kampionatet e ish-vendeve sovjetike. Duhet thënë se në kampionatin rus më i njohuri nga kuqezinjtë është Mirlind Daku, por kohët e fundit atje ka shkuar edhe Nazmi Gripshi kështu që ka një rivalitet shqiptarësh në radhët e Rubin Kazanit rus. Ndërkohë, dje, një shqiptar iu angazhua akademisë së Bajernit të Mynihut. Gripshi vlerësohet në Rusi Mesfushori shqiptar Nazmi Gripshi vazhdon të vlerësohet si një nga futbollistët më krijues të Rubin Kazanit, edhe pse skuadra ruse po has vështirësi në procesin e transformimit të lojës nën drejtimin e trajnerit Frank Artiga. Sipas analizave të mediave ruse, Gripshi vazhdon të jetë burimi kryesor...
Burimi:
sot.com.al