Granit Xhaka nuk kursehet ndaj shokëve të skuadrës pas barazimit ndaj Katarit: Na mungoi disiplina
14 Qershor 2026 13:27 Telesport Zvicra nisi mbrëmë rrugëtimin në këtë Botëror, por duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Katarit. Aziatiakët e drejtuar nga Julen Lopetegui, barazuan në minutat shtesë, duke zënë në befasi helvetët, të cilët kaluan të parët në avantazh me penalltinë e shndërruar në gol nga Breel Emolo. Pas ndeshjes, kapiteni Granit Xhaka nuk e ka përtypur aspak mirë këtë barazim dhe iu ka “tërhequr” veshin shokëve të skuadrës, duke thënë se iu mungoi disiplina. “Padyshim që na mungoi disiplina. Gjithashtu duhet të pranosh atë që thotë trajneri. Jo të gjithë duhet të ndihen si shpirti i festës. Nuk morëm një rezultat të mirë, kështu që tani do të shohim se ku ndodhemi dhe të kuptojmë se duhet të...
Burimi:
telesport.al