Goli spektakolar i amerikanëve nuk mjafton, Gjermania fiton edhe në miqësoren e dytë dhe është gati për Botërorin (video)
6 Qershor 2026 22:33 Telesport Pas fitores 4-0 ndaj Finlandës, Gjermania ka fituar sot edhe në miqësoren e dytë dhe të fundit para Botërorit. Gjermanët kanë fituar 1-2 ndaj USA, në sfidën e luajtur në Chicago. Gjermania gjeti avantazhin që në minutën e 2-të, ku pas një krosimi të Joshua Kimmich nga goditja e dënimit, ishte Kai Havertz i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Amerikanët barazuan shifrat në minutën e 37-të, ku Antonee Robinson shënon me një goditje spektakolare jashtë zonës së rreptësisë, pas një topi të devijuar pas krosimit nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 1-1. SHIKOGOLIN Gjermania gjeti golin e avantazhit në minutën e 57-të, me Leroy Sane, pas asistit të Havertz. Ndeshja mbyllet 1-2 për gjermanët. Kjo...
Burimi:
telesport.al