Goli iu anulua, por mesazhi preku zemrat e gjithë “Camp Nou”. Ferran Torres, dedikim i ndjerë për tifozen
23 Prill 2026 8:44 Alfred Lleshi Në një mbrëmje emocionale për Barcelonën, protagoniste nuk ishte vetëm loja në fushë, por edhe gjesti që preku zemrat e tifozëve. Ferran Torres gjeti rrugën e rrjetës gjatë ndeshjes, por goli i tij u anulua për “offside” pas rishikimit me VAR. Megjithatë, momenti mori një kuptim shumë më të thellë për sulmuesin spanjoll. Menjëherë pas aksionit, Torres ia dedikoi golin Marías, një tifoze e re e klubit katalanas, që humbi jetën pas betejës me kancerin. Mesazhi i tij ishte prekës: “Drita jote do të vazhdojë të shkëlqejë përgjithmonë tek ne. Prehu në paqe, María!” Ky gjest human i futbollistit blaugrana vjen në një sezon të ngarkuar emocionalisht për Barcelonën, ku përtej objektivave sportive, klubi vazhdon të tregojë lidhjen e...
Burimi:
telesport.al