Goli i Kane në fund nuk mjafton, PSG merr çfarë i duhet në “Allianz Arena” dhe shkon në finalen e Champions

Goli i Kane në fund nuk mjafton, PSG merr çfarë i duhet në “Allianz Arena” dhe shkon në finalen e Champions

PSG është finalisti i dytë i këtij edicioni në Champions League, kjo pas barazimit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Bayernit me rezultatin 1-1, ndërsa rezultati i përgjithshëm shënoi 5-6. Sfida e luajtur në “Allianz Arena” nisi në mënyrën perfektë për të besuarit e Luis Enrique, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 3’ me anë të Dembele, pas një asisti mjaft të bukur nga Kvaratskhelia. Bavarezët provuan disa herë të rikthenin baraspeshën, ndërsa në lojë u mbajtën edhe nga pritjet e njëpasnjëshme të Neuer. Në fund, Kane tundi rrjetën pariziene, por që nuk mjaftoi. PSG arriti kështu finalen e dytë radhazi në Champions, me misionin për të mbrojtur titullin kampion, teksa kësaj radhe do të ketë përballë Arsenalin. Finalja e madhe do...