Goli i Ferran Torresit shkaktoi tërmet, Spanja u lëkund nga festa e madhe tifozëve

Goli i Ferran Torresit shkaktoi tërmet, Spanja u lëkund nga festa e madhe tifozëve

Spanja u kurorëzua kampionia më e re e Botës. Goli i Ferran Torresit në minutën e 106 ishte momenti kur u vendos fati i finales. Një gol që shkaktoi “tërmet” në kuptimin e parë të fjalës në Spanjë. Këshilli Kombëtar Spanjoll i Kërkimeve konfirmoi se në orën 23:02, kur Ferran Torresi tundi rrjetën e Argjentinës, u regjistruan dridhje në të gjithë Spanjën. Sizmologët pranuan se në të gjithë territorin e Spanjës pati lëkundje, të cilat erdhën si pasojë e festimit të njëkohësishëm të miliona qytetarëve që ishin mbledhur për të shijuar emocionet e finales së Kupës së Botës. Gjithashtu lëkundje pati edhe në momentin e golit të anulluar të Niko Uilliamsit./Sport Ekspres/