Gjoba dhe dënime, Komisioni i Disiplinës nuk kursen askënd

Gjoba dhe dënime, Komisioni i Disiplinës nuk kursen askënd

Gjesti anti-sportiv ndaj tifozëve në sfidën kundër Partizanit i kushton shtrenjtë Albano Aleksit. Komisioni i Disiplinës dënoi me dy ndeshje pezullim mesfushorin e Egnatias. Si gjithnjë, as këtë herë nuk munguan as gjobat për klubet: KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f...