George Russell siguron “pole position” në Austri, lë pas dy makinat Ferrari dhe Antonelli
Piloti britanik i Mercedes, George Russell, siguroi “pole position” të shtunën pasdite në pistën e “Red Bull Ring”, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Austrisë në Formula 1. Ai dha kohën 1’06”113, koha e tij ishte nën hetim, pasi e regjistroi atë nën regjimin e flamurëve të verdhë, por u konfirmua. Pak sekonda pasi kishte përfunduar koha e kualifikimit, Max Verstappen u përplas në kthesën e parafundit dhe u valëvitën flamurët e verdhë dhe Russell nuk e hoqi këmbën nga gazi. Gjithsesi, në vendin e dytë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, që la pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton (i treti). Në vendin e katërt u rendit italiani Kimi Antonelli me makinën tjetër Mercedes, duke lënë pas Max Verstappen me Red...
Burimi:
telesport.al