“Gënjeshtër”…; Kroos nxiton të shuajë ‘zjarrin’ që ia atribuan me Mbappé

“Gënjeshtër”…; Kroos nxiton të shuajë ‘zjarrin’ që ia atribuan me Mbappé

16 Maj 2026 11:49 Alfred Lleshi Toni Kroos nuk kishte nevojë për deklaratë, postim të gjatë apo shpjegim për të shuar “zjarrin” e fundit që qarkullonte në rrjete rreth Real Madridit. Atij i mjaftoi një fjalë: “Gënjeshtër”. Kështu u përgjigj ish-mesfushori gjerman ndaj një postimi “viral” ku i atribuoheshin deklarata të ashpra kundër Kylian Mbappé për ankesat e supozuara publike pas një vendimi të trajnerit Arbeloa. Postimi origjinal pretendonte se Kroos kishte kritikuar sulmuesin francez për protestat në media, pasi ishte lënë jashtë formacionit, madje përfshinte edhe një citim të gjatë mbi kodet e brendshme të Real Madridit, respektin për trajnerin dhe se “klubi qëndron mbi këdo”. Një deklaratë e atribuar atij, por e mohuar nga vetë Kroos me përgjigje të shkurtër dhe të prerë....