Gazetari i njohur kundër kthimit të Mourinhos te Reali: Nuk është njësoj të bërtasësh në një qendër tregtare dhe në një katedrale

Gazetari i njohur kundër kthimit të Mourinhos te Reali: Nuk është njësoj të bërtasësh në një qendër tregtare dhe në një katedrale

Gazetari i njohur spanjoll Alfredo Relaño, ish-drejtor i gazetës “AS”, analizoi krizën e Real Madridit, duke folur për përplasjet në dhomën e zhveshjes, problemet institucionale dhe të ardhmen e klubit. Për Arbeloa u shpreh ashpër: “Kur dëgjova të shtunën Arbeloa ndjeva turp, aspak surprizë… Arbeloa është produkt i këtij ‘Real Madridi të Florentino’, gjithnjë e më i mbyllur në vetvete… Nuk ka talent për t’i shpjeguar gjëra të tilla”. Mbi konfliktin Tchouaméni–Valverde shtoi: “Real Madridi është i hutuar… Kur dy lojtarë zihen dhe njëri përfundon në spital, kjo tregon ambientin katastrofik”. Për presidentin Pérez: “Florentino po konsumohet si një qiri…, klubi është i varur plotësisht prej tij”. Për José Mourinho nënvizoi: “Unë mendoj se Mourinho do të kthehet…, Florentino është i vetmi me të cilin është...