Gatuzo firmos kontratën me klubin e ri
Xhenaro Gatuzo është paraqitur në ambientet e Lacios për të firmosur kontratën. Më pas do të vijë edhe prezantimi nga klubi i Seria A. Fotot janë shpërndarë tashmë dhe nuk ka dyshime. Lacio mbeti jashtë Europës dhe për këtë vendosi të nisë një revolucion. Gatuzo ndërkohë e ka rikthim në Itali, pasi drejtonte Napolin në vitin 2021. Eksperienca e fundit për të ishte me përfaqësuesen e Italisë. Aty ku erdhi zhgënjimi i madh, duke mbetur jashtë Botërorit 2026. Te Lacio pritet të shtohen investimet në këtë merkato. Kujtojmë se edhe me tifozët janë marrëdhënie mjaft të tensionuara, ndërsa kanë bojkotuar prej kohësh në shkallët e stadiumit.
Burimi:
vizionplus.tv