Gattuso “driblon” mungesën në dy Botërorët e fundit: Mendojmë vetëm për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut
Misioni për kualifikim në Botërorin 2026 i Italisë nën drejtimin e Gattusos ka nisur zyrtarisht. Pas grumbullimit në “Coverciano”, axurrët po përgatiten për sfidën vendimtare ndaj Irlandës së Veriut në Bergamo. Në konferencë për shtyp, Gattuso u shpreh: “Nuk ka alibi…, duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e së enjtes. Duhet të zgjedhim lojtarët që janë në formën më të mirë dhe që japin maksimumin. Nuk duhet të mendojmë as për të kaluarën”. Për gjendjen e Alessandro Bastoni, trajneri tha: “E dini problemin që ka pasur. Që dje në mëngjes është në ‘Coverciano’ dhe po bën kurat e duhura. Shpresojmë ta kemi në dispozicion, e falënderoj për gatishmërinë”. Gattuso foli edhe për grupin: “Që nga dita e parë kam kërkuar të krijoj marrëdhënie me lojtarët. Duam...
Burimi:
telesport.al