Garë e fortë mes Man. United, City-t dhe Arsenalit, për yllin brazilian të rivalëve. Kushton mbi 90 mln euro
25 Prill 2026 19:24 Telesport Bruno Guimaraes me siguri po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Newcastle, pasi braziliani pritet të ndryshojë ekip gjatë merkatos së verës. “Sports Illustrated” zbulon se për brazilianin ka një interes të madh dhe do të jetë një garë e fortë mes tre klubeve të mëdha të Anglisë: Man. United, Man. City dhe Arsenal. Braziliani është nën kontratë me “Qymyrxhinjtë” deri në vitin 2028, largimi i tij këtë verë nuk do të jetë aspak i lehtë. Vlera në treg e mesfushorit është 75 milionë euro sipas Transfermarkt, por Newcastle ka lënë të kuptohet se Guimaraes mund të largohet vetëm për shifrën 90 milionë euro. Vlera e tij mund të ndryshojë edhe më shumë në rast të një paraqitjeje pozitive...
Burimi:
telesport.al