Gara Sprint/ Antoneli i prish festën Hamilton, i pari në Silverstone
Italiani Kimi Antoneli fitoi sot garën Sprint në Silvesrtone. Piloti 19 vjeçari i Mercedes, kaloi Luiis Hamilton me shpejtësi në fillim të pistës Hangar Straight në xhiron e nëntë të garës me shtatëmbëdhjetë xhiro për të marrë fitoren në Çmimin e Madh Britanik në pistë të shkurtër. Duke u nisur nga pozicioni i parë, piloti i shtëpisë, Hamilton, u ngjit në shkallën e dytë të podiumit. Për Antonellin, ndërsa vendosi xhiron më të shpejtë të garës, kjo ishte fitorja e parë në një garë Sprint duke rrritur më tej pikët në klasifikimin e përgjithshëm. Ndërkaq pas dy kryesuesve të garës, Lando Norris siguroi vendin e tretë në flamurin me kuadrata që nga xhirot e para, duke e mbrojtur atë meforcë në finale kundër Xhorxh Rasëll...
Burimi:
sportiim.al