“Futbolli është bërë biznes”, trajneri i Kroacisë shpërthen pas eleminimit: Arbitrim shumë i keq, u shkatërrua futbolli
Kroacia i dha lamtumirën Kupës së Botës pas humbjes 2-1 nga Portugalia. Një humbje që u shoqërua me polemika dhe debate të mëdha. Kroatët barazuan ndeshjen në sekondat e fundit, por arbitri i mohoi festën, duke e anulluar golin. Daliçi ka dalë hapur kundër VAR-it pas përfundimit të ndeshjes. Trajneri i Kroaciaë ka thënë se arbitrimi ishte shumë i keq dhe se teknologjia e ka vrarë emocionin e futbollit. “Padyshim që arbitrimi ishte shumë i keq. Futbolli është bërë një biznes ku ekipet e vogla nuk kanë shumë mundësi. Teknologjia shkatërron atë që dikur ishte futbolli. Ajo vret emocionin, atë që po përjeton”, është shprehur Zllatko Daliçi./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com