Futboll femra/ Grima grumbullon vajzat për eliminatoret e Botërorit
Përfaqësueset e futbollit të femrave në Shqipëri kanë bërë progres të rëndësishëm nga viti në vit, por në ballafaqimet ndërkombëtare duhet ende shumë punë për të marrë rezultatet e dëshiruara. Ndërkohë, referuar edhe vetë njoftimit që ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit, Kombëtarja e vajzave do të zhvillojë në muajin qershor dy nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni kualifikues të Kampionatit Botëror, ndaj Çekisë dhe Malit të Zi, ndeshje që do të përcaktojnë fatin e skuadrës kuqezi në garën për një vend në fazën “play-off”. Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin zyrtar këtë të premte në Shkodër, ndërsa trajneri Armir Grima ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për këto dy përballje vendimtare. Në repartin e portës janë grumbulluar Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu...
Burimi:
sot.com.al