“Futboll afrikan, i egër…”; Schweinsteiger akuzohet për racizëm në komentimin e Botërorit

“Futboll afrikan, i egër…”; Schweinsteiger akuzohet për racizëm në komentimin e Botërorit

25 Qershor 2026 11:30 Alfred Lleshi Bastian Schweinsteiger është përfshirë në polemika në Gjermani pas një komenti për ndeshjen e Botërorit kundër Bregut të Fildishtë. Ish-kampioni i botës, i cili punon si analist për transmetuesin publik gjerman ARD në SHBA, u kritikua pasi në një fragment të emisionit u shpreh mbi stilin e lojës së ekipit afrikan. Bregu i Fildishtë humbi 2-1 ndaj Gjermanisë, pasi kishte kaluar në avantazh dhe u përmbys në fund. Para fitores gjermane, Schweinsteiger e përshkroi stilin e lojës si “calcio africano”, “ndonjëherë jo ortodoks, pak i egër, jo shumë taktik”. Pikërisht fjala “i egër” shkaktoi reagime të forta për konotacione të mundshme raciste dhe kolonialiste, sidomos sepse u përdor për një kombëtare afrikane. Kritikat u përhapën në rrjetet sociale, ku...