FSHF organizon “Open Stage” në Neë York, marrin pjesë mbi 100 talente me origjinë shqiptare

FSHF organizon “Open Stage” në Neë York, marrin pjesë mbi 100 talente me origjinë shqiptare

Federata e Futbollit vijon punën konkrete për identifikimin dhe afrimin e talenteve shqiptare që jetojnë dhe zhvillojnë karrierën e tyre jashtë vendit. Në këtë kuadër, më 27 qershor u zhvillua aktiviteti “Open Stage” në kompleksin sportiv “Hudson Sports Complex” në New York, me pjesëmarrjen e rreth 130 futbollistëve dhe futbollisteve shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja. Seleksionimet u drejtuan nga ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, së bashku me përfaqësues të Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF. Në këtë aktivitet morën pjesë 121 djem dhe 9 vajza të datëlindjeve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014, të cilët patën mundësinë të shfaqnin cilësitë e tyre teknike dhe potencialin për t’u bërë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave në të ardhmen. Lojtarët e testuar...