FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”. Agjenda e mbledhjes përfshinte një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e futbollit shqiptar, duke nisur nga ndryshimet në rregulloret e garave dhe formatet e kampionateve, deri te projektet infrastrukturore. Një nga vendimet më të rëndësishme të miratuara në mbledhjen e sotme ishte ndryshimi i formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”, që do të hyjë në fuqi duke filluar nga sezoni 2026/2027, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së kampionateve, ruajtjen e interesit sportiv gjatë gjithë sezonit dhe përmirësimin e përgatitjes së klubeve shqiptare për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane Nga sezoni 2026/2027, kampionati nuk do të zhvillohet më me katër faza të rregullta, 36 javë garë dhe fazën “Final...