FSHF investon në teknologjinë më moderne të rikuperimit, nis instalimi i pajisjeve të krioterapisë në Klinikën e Kombëtares
Federata Shqiptare e Futbollit vijon investimet në përmirësimin e kushteve për ekipet kombëtare, duke sjellë në “Shtëpinë e Futbollit” pajisjet më të fundit të krioterapisë, një nga teknologjitë më të avancuara në fushën e mjekësisë sportive. Pajisjet e markës CTN (Finlandë) kanë mbërritur tashmë në ambientet e FSHF-së, ndërsa ka nisur procesi i instalimit të tyre në Klinikën e Kombëtares, ku shumë shpejt do të jenë në funksion të futbollistëve të ekipeve kombëtare. Ky investim është pjesë e projektit të vazhdueshëm të FSHF-së për modernizimin e Klinikës së Kombëtares, e cila sot përfaqëson një nga qendrat më të avancuara në vend në fushën e mjekësisë sportive. Përveçse ka ngritur një qendër të mirëfilltë diagnostikimi, rehabilitimi sportiv, traumatologjik dhe ortopedik, Federata po zgjeron vazhdimisht gamën e...
Burimi:
sportekspres.com