Frymëzuese/ Argjentina, përmbysje historike ndaj Egjipitit për të kapur çerekfinalen

Frymëzuese/ Argjentina, përmbysje historike ndaj Egjipitit për të kapur çerekfinalen

Argjentina është në çerekfinale. Ndeshja nis plot gabime te të dyja skuadrat, me Egjiptin, që pa u mbushur çerek ore lojë arrin të prodhojë një moment të favorshëm dhe të shënojë me kokë me Ibrahim pas një krosi nga e djathta. Pas pesë minutash Tagliafico rrëzohet në zonë pas ndërhyrjes së një prej kundërshtarëve, arbitri nuk heziton të akordojë penallti. Messi e merr përsipër dhe ndalet nga portieri i “Faraonëve”, duke bërë një gabim që me kalimin e minutave do të peshonte rëndë. Pas këtij episodi Argjentina ka edhe dy momente tejet të rrezikshme me Mac Allister dhe Messin, por fillimisht portieri e më pas shtylla i mohojnë barazimin. Në të 39-ën Alvarez ka një tjetër shans të artë, por portieri Shobeir arrin sërish ta...