Franck Kessie drejt rikthimit befasues në Serie A, por jo te Juventus. Në lojë futet ish-klubi i tij

Franck Kessie drejt rikthimit befasues në Serie A, por jo te Juventus. Në lojë futet ish-klubi i tij

29 Gusht 2026 16:31 Telesport Pasi i dha fund aventurës në Arabinë Saudite tek Al-Hilal, ku nuk rinovoi kontratën pas tre sezonesh, Franck Kessie është një lojtar i lirë dhe është shumë pranë rikthimit në Serie A. Prej kohësh është përfolur për një interesim të Juventusit ndaj mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, por negociatat mes palëve janë ndërprerë për shkak të mos gjetjes së gjuhës së përbashkët për kushtet personale dhe bonusin e nënshkrimit. Në anën tjetër, mediet italiane raportojnë se Kessie është shumë pranë rikthimit tek Atalanta, ish-klubi i tij me të cilin numëron 31 ndeshje, 7 gola dhe 4 asiste.