Franca “likujdon” Marokun dhe shkon në gjysmëfinale për herë të tretë rresht. Mbappe “korrigjon” gabimin e pjesës së parë (video)
Franca është gjysmëfinalsitja e parë e Kupës së Botës 2026. Francezët kanë mundur 2-0 Marokun në çerekfinalen e luajtur në “Gillette Stadium” në Massachusetts. Në minutën e 25-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Kylian Mbappe pengohet në zonë nga Noussair Mazraoui. Arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. E konfirmon edhe VAR. Topin e merr Mbappe. Një goditje shumë e dobët me të djathtën nga sulmuesi francez, që pritet pa problem nga Bono. Në minutat shtesë, Lucas Digne provon të shënojë një gol spektakolar nga distanca, por goditja përfundon në traversë. Pjesa e parë, 0-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 60-të, ku Mbappe gjeti golin me një goditje të bukur plot klas brenda zonës, pas asistit të Desire Doue....
Burimi:
telesport.al