FOTO/ “Arratiset” Inter, “thyen” edhe Cremonese-n, +8 nga Milan, Chivu: Rëndësi kishte vetëm fitorja (VIDEO)
Në Serie A, Inter nuk njeh rivalë, “thyen” edhe Cremonese duke thelluar diferencën me rivalët, në pritje të Bologna-Milan e dërgon në +8 diferencën me “djallin”, një shkëputje e ndjeshme që vërteton edhe një herë se janë atë pretendentët kryesor për të fituar titullin në Itali. Në ditën kur Chivu u vlerësua si trajneri më i mirë i muajit janar, ekipi i tij e zgjidhi lehtë këtë transfertë me dy gola të shpejtë brenda pjesës së parë. Në minutën e 16-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me kokë, Martinez dërgoi topin në rrjetë duke zhbllokuar rezultatin. Në të 31-tën ishte Zielinski që me një predhë të vërtetë nga distanca realizoi një super gol duke dyfishuar shifrat. Cremonese u përpoq të rikthehej në lojë, madje...
Burimi:
gijotina.com