FOTO/ “Arratiset” Inter, Chivu bën prova për titull, +4 nga Napoli (VIDEO)

FOTO/ “Arratiset” Inter, Chivu bën prova për titull, +4 nga Napoli (VIDEO)

Inter përfiton nga hapi fals i Napolit, thyen 2-0 Parma-n dhe qëndron i qetë në krye të Serie A, në kuotën e 42 pikëve, plus 4 në raport me blutë, ndërsa kalon presionin tek Milan. Ekipi i Chivu-t nuk ishte brilant në këtë transfertë, por dhanë gjithçka në fushë duke marrë një trepikësh jetik në garën për titull. Dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur, kjo edhe për meritë të Parmës që vendosi jo pak në vështirësi zikaltërit, madje goditën edhe shtyllën në fraksionin e parë. Në minutën e 42-të, Dimarco gjeti rrugën e rrjetës, por fillimisht gjyqtari i takimit i ngriu festën teksa anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje, gol më pas i konfirmuar me VAR. Në fraksionin e dytë, Chivu ndërhyri në formacion...