FOTO/ Anglia “thërret” Muçin, vëzhgues special në derbin e Stambollit

FOTO/ Anglia “thërret” Muçin, vëzhgues special në derbin e Stambollit

Debati në Turqi, në lidhje me të ardhmen e Enrest Muçit, merr një kthesë të fortë. Nuk ka më asnjë dyshim që Trabzonspor do të ushtrojë të drejtën për të blerë kartonin e sulmuesit kuqezi, e ka bërë të qartë trajneri i ekipit, me këtë të fundit që po shtyn drejtuesit e klubit të paguajnë 8,5 milionë euro në arkën e Beshiktash për të bërë për vetë yllin kuqezi. Ky konsiderohet një investim i sigurt, si në aspektin sportiv, ashtu edhe financiarë. Muçi është kthyer në kryefjalë në Turqi ku deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 5 asiste, lojtari me rendimentin më të mirë në radhët e Trabzonspor. Gjithsesi për të trazuar trajnerin Fatih Tekke kanë menduar mediat...