Flick mbështet Yamal: Të nxjerrë mësime nga ky dëmtim, i uroj një Botëror fantastik
25 Prill 2026 8:04 Alfred Lleshi Hansi Flick doli në konferencë për shtyp për të analizuar momentin e Barcelonës dhe ndeshjen ndaj Getafe. Në qendër ishte Lamine Yamal: “Situata nuk është e lehtë as për ne, as për të. Duhet ta menaxhojë dëmtimin dhe të mësojë. Është dëmtimi i tij i parë muskulor, duket shumë i përqendruar dhe i motivuar. Do të rikthehet më i fortë, me siguri do të jetë gati për Botërorin”. Për Getafen: “Nëse sheh 10 ndeshjet e saj të fundit, do të ishte e dyta në renditje. Mbron shumë mirë dhe ka filozofinë e vet të lojës. Duhet ritmi i duhur dhe të shmangen gabimet për të fituar”. Mbi dëmtimet: “Do të analizojmë gjithçka në fund të sezonit për ta përmirësuar situatën....
Burimi:
telesport.al