Flick: Barça-Atlético do të jetë emocionuese, kjo sfidë s’ka lidhje me atë në kampionat

Flick: Barça-Atlético do të jetë emocionuese, kjo sfidë s’ka lidhje me atë në kampionat

8 Prill 2026 12:46 Telesport Pak orë para ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League kundër Atletico Madrid, trajneri gjerman i Barcelona, Hansi Flick, dha një koment të shkurtër për atë që pret nga sfida e sotme në “Bernabeu”. “Atlético është një ekip i fortë. Ata kanë një qëndrim fantastik, intensitet të madh dhe lojtarë të jashtëzakonshëm, kështu që është gjithmonë e komplikuar. Do të ketë shumë emocione në të dyja ndeshjet dhe ne do të përpiqemi të marrim një rezultat të mirë”, tha Flick. Më tej, ai shtoi: “Ne kemi stilin tonë të lojës dhe duhet t’i përmbahemi atij. Duhet të bëjmë presion dhe të gjejmë hapësirë. Gjëja e rëndësishme është të jemi të përqendruar që nga fillimi.” “Kjo ndeshje është e ndryshme nga...