Flamurtari nxjerr vendimin për pezullimin e Lorenc Trashit

Flamurtari nxjerr vendimin për pezullimin e Lorenc Trashit

Flamurtari reagon zyrtarisht në lidhje me përjashtimin nga skuadra të Lorenc Trashit i cili u dyshua se shkaktoi enkas penalltinë në favor të Bylisit në ndeshjen e zhvilluar fundjavën e kaluar. Klubi vendosi për pezullimin e përkohshëm të futbollistit, një vendim që e publikoi në rrjetet sociale. Në vendimin e klubit vlonjat theksohet ndër të tjerat se paraqitja e Trashit në ndeshjen ndaj Bylisit rezultoi se ishtë nën standardet e kërkuara dhe objektivave të përcaktuara. Por jo vetëm kaq, Flamurtari në komunikatën e tij thekson se janë evidentuar veprime dhe vendimmarrje të rrezikshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në interesin sportiv të klubit, përfshirë episodin në minutat shtesë që çoi në akordimin e një penalltie dhe ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e takimit. Të gjitha këto...