Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, rivalitet i madh por pjesa e parë i takon Egnatias (video)
28 Dhjetor 2025 19:50 Telesport Në “Air Albania” po luhet ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik në Shqipëri, finalja e Superkupës mes Egnatias dhe Dinamos. Rrogozhinasit janë fituesi në fuqi i titullit kampion në Abissnet Superiore, “Blutë” vijnë në këtë finale si fituesit e Kupës së Shqipërisë. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Egnatian. Rrogozhinasit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 9-të me anë të Flamur Ruçit, i cili duke përfituar nga një moskuptim mes tyre i mbrojtësve të Dinamos, mposht Aldo Teqja dhe dërgon topin në rrjetë. SHIHGOLIN “Blutë” reagojnë direkt dhe i afrohen shumë golit të barazimit në minutën e 11-të, por goditja e Karamba Gassama ndalet nga shtylla. Në minutën e 15-të,...