Finalja e Kupës së Shqipërisë, ja historia e përballjeve direkte mes Dinamos dhe Egnatia
12 Maj 2026 17:45 Telesport Mbrëmja e së mërkurës do të sjellë një nga sfidat më të shumëpritura të sezonit në futbollin shqiptar, finalen e Kupës së Shqipërisë 2025/2026 mes Dinamo City-t dhe Egnatia-s. Një finale plot rivalitet dhe emocione, ku dy skuadrat do të përballen për të dytin vit radhazi në aktin e fundit të këtij kompeticioni, pas një rruge të suksesshme drejt finales. Ky është takimi i 34-t në histori mes këtyre dy ekipeve, teksa në 33 përballje të zhvilluara mes tyre, Egnatia ka regjistruar 16 fitore, ndërsa 10 sfida janë mbyllur në barazim dhe 7 janë fituar nga Dinamo City. Egnatia kryeson gjithashtu edhe për sa i përket golave të shënuar, me 39 gola kundrejt 24 të Dinamo City-t. Finalja do të...
Burimi:
telesport.al