Finalja e Champions-it / PSG paguan gjithçka për punonjësit, Arsenali iu siguron vetëm biletat
14 Maj 2026 14:07 Alfred Lleshi Dy klube, dy filozofi dhe dy mënyra krejt të ndryshme trajtimi ndaj stafit. Pak javë para finales së Champions League mes PSG dhe Arsenalit në Budapest, diskutohet shumë për mënyrën si dy klubet po e menaxhojnë praninë e punonjësve të tyre në finale. Nga njëra anë është PSG, që, si edhe në finalet e mëparshme, ka vendosur t’i ftojë të gjithë punonjësit e klubit, duke mbuluar edhe shpenzimet e udhëtimit. Vendimi është marrë nga drejtuesit si një formë vlerësimi për punën e gjithë strukturës së klubit, jo vetëm të skuadrës së parë. Nga ana tjetër, sipas “Telegraph”, drejtuesit e Arsenalit iu kanë ofruar punonjësve vetëm biletën e ndeshjes, ndërsa udhëtimi drejt Budapestit duhet paguar nga vetë ata. Kostoja arrin...
Burimi:
telesport.al