“Final Four” merr drejtim këtë javë, Dinamo dhe Partizani rivalizojnë për vendin e katërt
Adriatik BALLA Tre nga katër vendet në “play-off” në garën për titull sipas formulës “Final Four” janë përcaktuar tashmë, mbetet të përcaktohet edhe e katërta. Në këtë pozicion luftojnë dy ekipe të kryeqytetit, Dinamo dhe Partizani, një rivalitet që duket se do të shkojë deri në sekondën e fundit. Thënë ndryshe, Dinamo dhe Partizani janë në luftë për një vend në “Final 4” dhe aktualisht ndajnë së bashku vendin e katërt në klasifikim me barazim pikësh. Deri në fund të kampionatit, janë edhe 3 ndeshje ndërkohë që kalendari nuk është se favorizon shumë njërën apo tjetrën, pasi çuditërisht, të dyja skuadrat do të përballen me të njëjtët rivalë në javët e mbetura. Në këtë pikë, një avantazh më të lehtë mund të ketë skuadra e...
Burimi:
sot.com.al