“Final 4”, femra: Të shtunën mësohen dy ekipet finaliste. Vllaznia me një këmbë në finale, gjithçka e hapur për sfidën tjetër
21 Maj 2026 16:19 Telesport “Final 4” për vajza hyn në fazën vendimtare këtë të shtunë, teksa do të luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale që do të përcaktojnë dy skuadrat finaliste të këtij edicioni. Përballjet pritet të sjellin emocione dhe rivalitet të fortë, me katër ekipet që synojnë biletën për finalen e madhe. Në stadiumin “Reshit Rusi”, në ora 13:00, Vllaznia pret Gramshin, me skuadrën shkodrane që vjen me avantazhin minimal 1-0 të sfidës së parë. Kampionet në fuqi do të synojnë të administrojnë rezultatin dhe të sigurojnë kualifikimin, ndërsa vajzat gramshiote do të kërkojnë përmbysjen për të mbajtur gjallë ëndrrën e finales. Sfida tjetër gjysmëfinale mes Apolonisë dhe Teutës do të zhvillohet në stadiumin “Loni Papuçiu” në orën 16:00. Pas barazimit 1-1 në takimin...
Burimi:
telesport.al