FIFA vendos, një slloven do të gjykojë finalen e Botërorit

FIFA vendos, një slloven do të gjykojë finalen e Botërorit

Slloveni Slavko Vinçić është caktuar nga FIFA si gjyqtari kryesor i finales së Kupës së Botës 2026, ku Argjentina dhe Spanja do të përballen më 19 korrik. Caktimi i 46-vjeçarit nga Maribori në këtë rol përbën një moment historik, pasi ai bëhet gjyqtari i parë slloven që drejton finalen e një Kampionati Botëror dhe personi i 23-të në histori që merr këtë përgjegjësi. Vinçiç e përshkroi lajmin si një emocion të jashtëzakonshëm, duke treguar se fillimisht mbeti i shtangur kur mori telefonatën nga drejtori i arbitrazhit të FIFA-s dhe kryetari i Komitetit të Gjyqtarëve, Pierluigi Collina. Ai tha se ëndrra më e madhe e çdo arbitri është të drejtojë një finale të Kupës së Botës dhe se ndihet jashtëzakonisht krenar për këtë arritje. Gjyqtari slloven theksoi se...