FIFA revolucionon Botërorin 2026, ja rregullat e reja për zëvendësimet, rivëniet dhe kompetencat e VAR-it
1 Qershor 2026 8:24 Alfred Lleshi Botërori 2026 do të implementojë një sërë rregullash të reja të miratuara nga FIFA dhe IFAB, me synimin për ta bërë lojën më të rrjedhshme dhe luftuar humbjen e kohës. Një nga ndryshimet kryesore lidhet me rivëniet anësore dhe goditjet nga porta. Futbollistët do të kenë vetëm 5 sekonda për t’i ekzekutuar. Nëse afati tejkalohet, rivënia anësore i jepet kundërshtarit, ndërsa për goditjen nga porta akordohet goditje këndi për ekipin rival. FIFA do të ndëshkojë më ashpër protestat ndaj arbitrave dhe lojtarët që mbulojnë gojën gjatë përballjeve me kundërshtarët. Në raste të caktuara, arbitri mund të japë edhe karton të kuq. Ndryshime të rëndësishme prekin edhe zëvendësimet. Lojtari i zëvendësuar duhet të largohet nga fusha brenda 10 sekondave. Nëse nuk e...
Burimi:
telesport.al