FIFA po mendon çmendurinë e radhës, 64 skuadra në Botërorin e vitit 2030

FIFA po mendon çmendurinë e radhës, 64 skuadra në Botërorin e vitit 2030

Kupa e Botës 2026 ishte e para në histori me 48 ekipe pjesëmarrëse. Por zgjerimi nuk përfundon këtu. FIFA po shqyrton mundësinë e një Botërori me 64 ekipe.  Madje plani mund të vihet në zbatim që në Kampionatin Botëror të ardhshëm, atë që do të zhvillohet në vititn 2030. Është vetë Xhani Infantino ai që hedh një hipotezë të tillë. Presidenti i FIFA-s ka argumentuar se rritja e numrit të ekipeve e ka rritur cilësinë, si dhe i jep mundësinë më shumë Kombëtareve të vogla të përjetojnë një nga turnetë më të rëndësishëm të botës së futbollit. Sipas tij, kualifikimi i kombeve më të vegjël në Botëror do i japë mundësinë atyre që të zhvillohen. Mbetet për t’u parë nëse kjo ide do të miratohet,...